Policia në Graçanicë kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarve për vjedhje

Aktuale

Policia në Graçanicë kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarve për vjedhje

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 14:26
Persona në kërkim

Policia e Kosovës në Graqanicë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave lidhur me identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Sipas policisë, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “vjedhje”.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personave të dyshuar. Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graqanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat