“Bora e parë...”/ Gazmend Halilaj: T’i besosh këtyre mediave, është njësoj si t’i besosh pafajësisë së Hashimit

Aktuale

“Bora e parë...”/ Gazmend Halilaj: T’i besosh këtyre mediave, është njësoj si t’i besosh pafajësisë së Hashimit

Nga: Bota sot Më: 3 tetor 2025 Në ora: 21:30
Avokati Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar me ironi ndaj disa mediave që kanë raportuar për rënien e "borës së parë" për këtë vit.

Sipas tij, ky pretendim është i pasaktë, pasi bora e parë ka rënë që në janar të vitit 2025.

Ai në një prostim në Facebook, ka përdorur një krahasim mjaft të ashpër për të ilustruar mungesën e besueshmërisë që, sipas tij, karakterizon disa media.

Postimi i plotë:

Mossss i’u besoni mediave që thonë: "Bora e parë për këtë vit ra sot."

Miq, bora e parë për këtë vit ka ra në janar 2025.

Sëkendejmi – me u besu këtyre mediave, është njëjtë si me besu n’Librin e rrjeshëm të Hashimit… apo n’pafajësinë e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat