Veprimtari Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së opozitës në Kosovë, duke thënë se veprimet e saj “nuk janë më politikë, por baltë që ngjitet në rrugën e vendit”. Ai thekson se opozita, “me dashje a pa dashje, ka rrëshqitur në terrin e inatit dhe ka harruar atdheun për karrigen”.
Sipas Gecit, bllokimi i institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 ka futur Kosovën në krizë të thellë politike e ekonomike. Ai kujton se, pavarësisht fitores së Vetëvendosjes me 48 deputetë, opozita dhe Lista Serbe kanë penguar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit për muaj të tërë, duke lënë vendin pa qeveri funksionale.
“Kur loja bëhet qëllim, shteti bëhet viktimë,” ka theksuar Geci, duke shtuar se qytetarët janë lodhur nga grindjet e deputetëve dhe kërkojnë veprime, jo fjalë boshe.
Ai paralajmëron se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do t’i ndëshkojnë me votë ata që, siç tha ai, “e baltosin vendin dhe e shkatërrojnë Kosovën për interesa partiake”.
Shrkimi i plotë:
NGA PËRVOJA PO JU THEM: OPOZITARË, ME DASHJE A PA DASHJE, KENI RRËSHQITUR NË BALTË DHE KENI THYER KËMBËN
Veprimet e opozitës s’janë më politikë, por baltë që ngjitet në rrugën e vendit.
Me dashje a pa dashje, rrëshqitët
jo në dritë, por në terrin e inatit.
Keni harruar se kush ngjitet lart me urrejtje,bie më rëndë, kur nuk ka tokë për t’u mbajtur.
Kosova nuk ecën me këmbë të thyer,e as me opozitë që harron atdheun për karrigen.
Kur loja bëhet qëllim, shteti bëhet viktimë.
Ndaj mos kërkoni duartrokitje nga balta,as nder në baltosjen e vendit tuaj.
Për çdo mbrëmje, kur shikoj lajmet e natës,zemra më mpin nga nervozizmi: deputetët bërtasin, shajnë,fytyra të lënduara mbushin foltoren,ndërsa ne qytetarët shohim vetëm kaos dhe tallje.
Më 9 shkurt 2025, Kosova votoi Vetëvendosjen, e cila fitoi,por pa shumicë absolute.
48 deputetë u zgjodhën, ndërsa 61 ishin të nevojshëm për të zgjedhur kryetarin dhe për të formuar qeverinë.
Megjithatë, bojkoti i Listës Serbe dhe i opozitës po e pengon Kosovën të ecë përpara.
Emri i Albulena Haxhiut, i propozuar nga partia fituese,u refuzua nga Lista Serbe dhe opozita, e cila nuk e pranoi kandidaturën.
Me 52 vota për, 46 kundër dhe 11 abstenime, për 21 herë Kuvendi mbeti pa kryetar.
Kryeministri Kurti akuzoi opozitën
për sulm institucional ndaj Kosovës.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe —
të gjithë bashkë penguan formimin e qeverisë.
Më 26 gusht, Dimal Basha u zgjodh me 73 vota, pas 50 tentativash.
Por pasojat mbetën: vendi pa qeveri, ekonomia në krizë, qytetarët pa shpresë.
Në maj, Shërbimi Civil i Kosovës protestoi para Kuvendit për bllokimin e institucioneve.
“Çdo parti është po aq përgjegjëse,” thanë ata,“për dështimin e Kuvendit dhe për krizën politike.”
Në qershor, Gjykata Kushtetuese urdhëroi përfundimin e bllokadës brenda 30 ditëve.
Por ende, Kuvendi pa funksion,
Kosova pa qeveri, pa udhëheqje.
Në korrik u mbajt një protestë simbolike,ku avokati Koci solli katër gomarë para Kuvendit,për të simbolizuar kokëfortësinë e deputetëve dhe për të treguar se Kuvendi është i bllokuar.
Opozita dhe Lista Serbe e kritikojnë ashpër qeverinë e përkohshme të Kurtit.
Veprimet që pengojnë bashkëpunimin dhe stabilitetin e vendit janë të papranueshme dhe dëmtojnë interesin shtetëror të Kosovës.
Në tetor, qytetarët kërkojnë veprime ,jo fjalë, jo grindje, jo bllokada.
Kosova ka nevojë për udhëheqje të përgjegjshme,për të dalë nga kriza, për të ndërtuar të ardhmen.
Deputetët e zgjedhur e vrasin ditën me fjalë të kota dhe me bojkot të pafrytshëm.
Opozita po e shkatërron vendin
për të fituar pikë politike të përkohshme.
Rrënjët e Kosovës janë të forta,por nuk mbahen me sharje ,ato qëndrojnë vetëm me punë,me vizion dhe me respekt ndaj qytetarit.
Pa dyshim se qytetari, në zgjedhjet nacionale, do t’ju mbajë mend.
Fajtorët tashmë dihen, dhe pa dyshim se do të ndëshkohen rëndë me votë.