Gjykata dënon me 24 vjet burg “Kobrën” për vrasje, jep vendimin edhe për të tjerët

Aktuale

Gjykata dënon me 24 vjet burg “Kobrën” për vrasje, jep vendimin edhe për të tjerët

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 13:45
Kobra

Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarve: Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në lokalin “Kobra City” më 3 janar 2023. Hoxhaj u dënua me dënim unik prej 24 vjet burgim unik, Roland Susuri u dënua me dënim unik prej 7 vjet burgim, Jesmir Badallaj u dënua me dënim unik prej 2 vjet burgim, Arben Vezaj dhe Burim Mazreku u dënuan me nga 1 vit burgim.

Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kujtim Krasniqi.

Sipas aktgjykimit, Dibran Hoxhaj për vrasje të rëndë u dënua me 23 vjet burgim, për armëmbajtje pa leje me 2 vjet burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 24 vjet burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Roland Susuri për manipulim me prova u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim, për pjesëmarrje në rrahje me 1 vit e gjysmë burgim, dhe për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik me 7 vjet burgim.

Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje u dënua me 1 vit burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Kurse Burim Mazreku për manipulim me prova u dënua me 1 vit burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari Jesmir Badallaj për pjesëmarrje në rrahje u dënua me 1 vit e 6 muaj, kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me 10 muaj burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 2 vjet burgim, ku i llogaritet edhe koha e kalaur në paraburgim.

Prezent në shpallje të aktgjykimit ishin prokurorja speciale Habibe Salihu dhe i akuzuri Jesmir Badallaj. Ndërkaq, i akuzuari Hoxhaj nuk ishte i pranishëm në shpallje, me kërkesë të tij, të dhënë në seancën e kaluar ku ishte dhënë fjala përfundimtare.

Roland Surit Gjykata ia caktoi masën e paraburgimit konform dispozitatve ligjore në fuqi.

Pala e pakënaqur ka të drejtë ankse në kohëzgjatje prej 30 ditësh. 

Pala e dëmtuar udhëzohet për relizimin e kërkesës pasurore-juridike në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kurse, armët e  sekuestruara konfiskohen dhe të njëjtat urdhërohen për shkatërrim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren më 3 janar 2023.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C,  duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat