Pas vendimit të Kushtetueses, presidentja Osmani takohet me Prattipatin - zbardhen detaje nga diskutimet

Aktuale

Pas vendimit të Kushtetueses, presidentja Osmani takohet me Prattipatin - zbardhen detaje nga diskutimet

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 16:40
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit për media thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në funksionalizimin e plotë të institucioneve pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Të dyja palët ritheksuan rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Osmani dhe Prattipati folën gjithashtu për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj proceseve demokratike në vend.

Në kuadër të bisedës, u ndanë përshtypje edhe nga takimet dhe komunikimet me Presidentin amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, e cila u mbajt së fundmi në Nju Jork.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat