Nezir Mehmetaj është liruar nga burgu i Serbisë.
Burime të medias pohojnë se Mehmetaj sapo ka kaluar kufirin në Kosovë dhe është duke shkuar në shtëpinë e tij.
Nezir Mehmetaj nga fshati Rudicë e Klinës u arrestua nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare në janar të vitit 2020.
Kjo nën dyshimet se ka kryer krime të luftës gjatë vitit 1999 në fshatin e tij të lindjes.