“Demokracia Serbe” mbetet pa pesë komisionerë: Lista Serbe po i bën presion

Aktuale

“Demokracia Serbe” mbetet pa pesë komisionerë: Lista Serbe po i bën presion

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Demokracia Serbe ka njoftuar se pesë anëtarë të tyre në komisionet zgjedhore në Zveçan, brenda disa ditësh janë tërhequr nga detyra e tyre për ditën e zgjedhjeve.

Demokracia serbe thekson se sipas informacioneve që kanë, Lista Serbe ka ushtruar presion ndaj disa prej tyre që të tërhiqen.

“E dënojmë këtë praktikë dhe shprehim dyshime mbi rregullsinë e zgjedhjeve në Zveçan në këto kushte.

Listës Serbe po i vjen fundi dhe ata nuk dinë më çfarë të bëjnë, prandaj po i kthehen recetës së vjetër. Ne nuk do të tërhiqemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë për interesat e popullit tonë edhe në rrethana të pamundura. I bëjmë thirrje qytetarëve të Zveçanit që të dalin sa më shumë dhe të japin përkrahje për listën tonë në Zveçan”, thuhet në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat