​Procesi zgjedhor në “Tefik Çanga” në Ferizaj pa probleme, kanë votuar mbi 13 për qind

Aktuale

​Procesi zgjedhor në “Tefik Çanga” në Ferizaj pa probleme, kanë votuar mbi 13 për qind

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Procesi i votimit për zgjedhjet komunale në Ferizaj po ecën kryesish mirë dhe pa probleme të theksuara.

Drejtori i shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, Ali Luzha ka thënë se deri më tani nuk është evidentuar asnjë parregullsi në këtë qendër votimi.

Ai tha se deri në orën 13:00 të drejtën e votës e kanë ushtruar 13.17 për qind e qytetarëve.

Luzha: Deri në orën 13:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 1248 qytetarë

“Procesi i votimit deri më tani ka shkuar mirë, nuk kemi pasur asnjë problem që ja vlen të theksohet. Përgatitjet janë bërë me kohë, ditën e djeshme veç janë bërë gati vendvotimet. Kjo shkollë është shkollë fillore e mesme e ulët. Deri më tani, deri në orën 13:00 në vendvotime kanë dalë 1248 votues, ose shprehur në përqindje 13.17 për qind. Në bazë të numrit të votuesve llogaritet që është një numër i vogël deri më tani që kanë dalë, por presim që në orët në vijim, sidomos pasdite do të shtohet ky numër i votuesve dhe do të arrihet ajo përqindja e kënaqshme e njerëzve në votime”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat