Arbër Ismajli i LDK: Rezultatet e deritashme tregojnë qartë se Gjilani shkon në balotazh

Aktuale

Arbër Ismajli i LDK: Rezultatet e deritashme tregojnë qartë se Gjilani shkon në balotazh

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 20:31
Arbër Ismajli

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se rezultatet e deritanishme tregojnë qartë se Gjilani shkon në balotazh.

Ai ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për besimin.

“Të dashur qytetarë, Sot, qyteti ynë tregoi pjekuri, kulturë të lartë qytetare dhe besim në ndryshim.  Faleminderit nga zemra secilit prej jush që e ushtruat të drejtën tuaj kushtetuese dhe besuat në një të ardhme më të mirë për Gjilanin. Rezultatet e deritanishme tregojnë qartë se Gjilani shkon në balotazh”.

“Ky është një hap i madh drejt fitores përfundimtare dhe drejt ndryshimit që qyteti ynë e meriton dhe e kërkon me ngulm. Rruga jonë është e drejtë, vullneti qytetar është i qartë dhe ndryshimi për Gjilanin e ri është i domosdoshëm! Faleminderit shumë për besimin”, ka thënë Ismajli. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat