Obiliqi është komuna e radhës që shkon në balotazh.
Nga votat e numëruar nga KQZ asnjëra parti nuk ka arritur të marrë 50 për qind të votave.
Xhafer Gashi nga LDK ka marrë 5809 vota ose 46,47 për qind, përcjell “Bota sot”.
Në përballjen me Gashin në balotazh do të jetë Halil Thaçi i LVV-së, pasi ka marrë 5505 vota ose 44,04 për qind.