Spartak Ngjela ironizon Vuçiçin pas humbjes nga Shqipëria: “E mori futbollin si luftë”

Aktuale

Spartak Ngjela ironizon Vuçiçin pas humbjes nga Shqipëria: “E mori futbollin si luftë”

Nga: A.SH Më: 13 tetor 2025 Në ora: 08:26
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas humbjes së Serbisë ndaj Shqipërisë në Beograd, duke ironizuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç, për të cilin tha se “nuk paska fjetur nga mërzia e ndeshjes”.

Ngjela e quajti Vuçiçin “një copë budalla”, duke shtuar se serbët “asnjëherë nuk kanë pasur mendim të lartë intelektual”, pasi historikisht kanë vepruar si pushtues të territoreve shqiptare me ndihmën e Rusisë.

Sipas tij, Serbia ka frikë nga bashkimi kombëtar i shqiptarëve dhe aleanca e fortë e Shqipërisë me SHBA-në, ndërsa paralajmëroi se “historia po ecën drejt Shqipërisë etnike”.

Postimi i plotë:

Vuçiç nuk paska fjetur mbrëmë si pasojë e humbjes së Serbisë me Shqipërinë në ndeshjen e futbollit që zhvillohej në Serbi.

Një copë budalla, asgjë në shumë; sepse e ka menduar ndeshjen e futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë një ndeshje lufte. Hahahahaha.

Asnjëherë nuk kanë pasur mendim të një intelekti të lartë serbët. Asnjëherë!

Sepse vetëm kanë pushtuar teritore dhe toka të shqiptarëve me ndihmën e Rusisë, qëkurse kanë ardhur si hordhi sllave nga Azia.

Por ndërkohë janë në një humbje kokëngulthi me shqiptarët. Dhe mendjen e kanë te Kosova. Se në fakt i kanë frikë bashkimit kombëtar të Shqipërisë dhe aleancës së Shqipërisë me Shtetet e Badhkuara të Amerikës. Dhe këtë frikë e kanë si pushtues territoresh shqiptare.

Të gjithë "mendimtarët" e sëmurë antishqiptarë në politikën autokratike të Serbisë kanë thënë: "Po nuk i zhdukëm shqiptarët, ne nuk mund të jemi të sigurt në trojet tona". Sepse ata e dinë shumë mirë që janë pushtues të territoreve shqiptare. Dhe e dinë gjithashtu që rreth 35 përqind të serbëve janë ish katolikë shqiptarë.

Por le t'i bien këmbës - se historia e Shqipërisë do të shkojë domosdoshmërisht në trojet historike të shqiptarisë.

Prisni dhe shikoni historinë që po vjen në vijën e artë historike: Iliri - Arbëri - Shqipëri Etnike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat