Policia dhe UNDP me punëtori për parandalimin e keqpërdorimit të armëve

Aktuale

Policia dhe UNDP me punëtori për parandalimin e keqpërdorimit të armëve

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 18:26
Pamje nga takimi i zhvilluar mes Policisë dhe përfaqësuesve të UNDP-së

Në kuadër të fushatës për parandalimin e keqpërdorimit të armëve të zjarrit dhe të shtënave festive, Policia e Kosovës, me mbështetjen e UNDP-së përmes Programit të Sigurisë (KSSP), po avancojnë komunikimin dhe bashkëpunimin me forumet lokale të sigurisë.

“Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për parandalimin e keqpërdorimit të armëve të zjarrit dhe të shtënave festive, Policia e Kosovës vazhdon që të mbështetet nga UNDP përmes Programit të Sigurisë (KSSP) në avancimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me forumet e sigurisë në bashkësi.

Nëpërmjet kësaj punëtorie e cila do të mbahet nga data 14.10.2025 deri më 16.10.2025, do të rishikohen Procedurat Standarde të Veprimit (PSO), termat e referencës dhe mjetet raportuese për krime të ndryshme dhe dukuritë negative në shoqëri, duke përfshirë edhe të shtënat festuese dhe keqpërdorimin e mjeteve piroteknike.

Duke fuqizuar anëtarët e Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP) dhe duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit dhe qytetarëve, Policia e Kosovës me përkrahjen e UNDP-së synon ndërtimin e bashkësive më të sigurta, aty ku festimi nuk kthehet në rrezik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje theksohet se qëllimi  i kësaj punëtorie është fuqizimi i anëtarëve të Komiteteve Lokale për Siguri Publike dhe përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ligjit dhe qytetarëve, për të ndërtuar bashkësi më të sigurta, ku festimet të jenë pa rrezik. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat