Kujtim Hajdaj: Portale të lidhura me PDK-në po përhapin propagandë të stilit rus

Aktuale

Kujtim Hajdaj: Portale të lidhura me PDK-në po përhapin propagandë të stilit rus

Nga: A.SH Më: 14 tetor 2025 Në ora: 22:43
Kujtim Hajdaj

Anëtari i kryesisë së Guxo, Kujtim Hajdaj, ka akuzuar disa portale dhe media se po zhvillojnë një fushatë propaganduese në favor të kandidatit të PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, duke shpërndarë lajme të rreme dhe duke manipuluar ndjenjat fetare të qytetarëve.

Sipas tij, këto portale, të cilat i quan “mercenare” dhe “në stilin Sputnik të Rusisë”, kanë përhapur rezultate të rreme të exit poll-eve për të krijuar përshtypjen e fitores së PDK-së dhe për të dëmtuar kandidatin e Guxo-s, Faton Peci.

Hajdaj ka thënë se qëllimi i kësaj propagande është të manipulohet opinioni publik dhe të justifikohet humbja e PDK-së në Mitrovicën e Jugut, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për “vjedhje votash”. Ai shtoi se kjo fushatë ka për qëllim të nxisë tensione dhe të mbështesë kauzën e Listës Serbe kundër shtetit të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar miq,

Siq po i shihni këtu ma poshtë këto fotografi..., këto portale por edhe media tjera të financuara nga baronet e vet, nga pronto mafia, po bëjnë propagandë mashtruese të stilit 'sputnik' të Rusisë, sikurse ishte rasti me zgjedhjet komunale në Mitrovicë dhe me listen 'Srpska' por edhe duke manipuluar me ndjenjat e besimit fetar - këtu e paraqesin kandidatin e PDK gjëja duke e "lexuar" kuranin.

Këto portale dhe tjera të ngjajshme.., tash e sa kohë janë duke përhapur lajme të rrejshme që i shkojnë përshtati kandidatit të tyre, Arian Tahiri, dhe njëkohësisht duke e shtyrë përpara kauzën e Listës 'Srpska' e cila në të kaluarën e edhe sot - politikisht dhe publikisht - po e lufton pavarësinë e shtetit tonë, deri duke e ofendur me parullën e vjetër mitike dhe të rrejshme të Serbisë, si: "Kosovo i Matohija"

Dhe nuk është e rastësishme që këto portale mercenare i shtyjnë paralelisht përpara këto dy propaganda, duke e parë se edhe Mitrovicës së Jugut po i afrohet koha e çlirimit nga pushteti i korruptuar i PDK-ës.

Pas publikimit të rezultatit zgjedhor në Mitrovicë nga eksit pollet e Batonoviqit dhe të tjerëve si ky..., që në mënyrë të kordinuar së bashku me PDK e shpallën parakohshëm fitues kandidatin e vet, këta krijuan një precedentë të paparë gjerë me sot në sistemin zgjedhor të Kosovës.

Sigurisht, pjesa më e madhe e qytetarëve tanë jo vetëm në Mitrovicë.., nuk i besuan dhe e përjashtuan si të tillë atë rezultat të kurdisur të eksit poleve të Batonoviqeve.

Pra, ishte rezultat i kurdisur zgjedhor me qëllim për të dëmtuar kandidatin tjetër, Faton Pecin, që opinioni publik në Kosovë e konsideronte si favorit kryesor dhe e shihnin si fitues pa balotazh të zgjedhjet komunale në Mitrovicën e Jugut.

Dhe sikur s'u ka mjaftuar ai eksit pol i kurdisur, skandaloz dhe i paparë gjerë me sot në Kosovë..,tani këta shkojnë edhe më largë duke e mashtruar prapë opinionin publik në Kosovë dhe qytetarët e Mitrovicës, se: "Dikush (Albin Kurti) ia paskan vjedhë votat kandidatit të tyre në Shipol të Mitrovicës", duke e "dërguar në balotazh në momentin e fundit me Pecin.."

Pra, tanimë (pas atij eksit poli skandaloz) donë rrejshëm të kthejnë këtë situatë në favor të kandidatit të tyre, që tanimë nuk i ka mbet më as gjasa më e vogël me vazhdu garën në balotazh me Faton Peci.

Qëllimi i tyre shumë i qartë: Pasi u zhveshën lakuriq nga kurdisja e organizuar e rezultatit të parakohshëm të shpallur nga eksit polet e Batonoviqeve, tani këta prapë provojnë të manipulojnë me opinionin publik me kurdisje të rasteve tjera mashtruese, se gjëja "dikush ua paska vjedhë votat.."

Mjeshtër perfekt të mashtrimeve dhe manipulimeve për hesape të veta, që veq pedekistet dinë m'i saju, që edhe Vuqiqi ua ka zili.

Por jo vetëm kaq.., këta duke e parë se kandidati i tyre (moralisht i mposhtur) i ka humb të gjitha shpresat për të dal fitues në Mitrovicën e Jugut..., po sajojnë raste tjera manipulimi me ndjenjat e qytetarëve (të besimit fetar) duke e paraqitur kandidatin e vet si "Muhamedi i zbritur në tokë" këtu gjëja duke e "lexuar kuranin në xhami "

Manipulim dhe propagandë perfekte për t'i krijuar avantazh kandidatit të vet.

Këtu më poshtë e shihni edhe propagandën tjetër ku provohet të mbështetet kauza e Listës 'Srpska' kundër shtetit tonë sovran, me deklarime se: "nëse Lista Serbe dërgon ankesë në Kyshtetuese, kuvendi mund të bllokohet përsëri.." Pra, këta po e sugjerojnë Listën 'Srpska' si me vepru dhe me përmbysur, tanimë konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pra, me këtë fushatë duale propaganduese, qëllimi i tyre është shumë i qartë: donë t'i shtyjnë përpara planet e tyre hakmarrëse kundër Albin Kurtit, sepse ua ka marrë pushtetin e korruptuar në Kosovë..., e në theks të veçantë, që e ka çliruar Veriun e Mitrovicës, atje ku PDK me bandat aleat të vet (me dhe pa maska) donin atë tokë të shenjtë të Kosovës ta trafikonin me Serbinë për interesat e veta të pushtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat