Kush i sheh këta dy të dyshuar për hajni, ta njoftojë Policinë

Aktuale

Kush i sheh këta dy të dyshuar për hajni, ta njoftojë Policinë

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 14:16
Persona në kërkim

Policia Rajonale në Gjilan, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të dy personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit, drejtoria është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për gjetjen dhe kapjen e personave të dyshuar.

“Kushdo që ka informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë menjëherë:

192

038 508 07001

[email protected]

Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”. 

Image
Personi në kërkim
Image
Personi në kërkim
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat