Reagimi i Kujtim Hajdajt: Nga protestë në show politik e biznese private

Aktuale

Reagimi i Kujtim Hajdajt: Nga protestë në show politik e biznese private

Nga: A.SH Më: 18 tetor 2025 Në ora: 15:20
Protesta

Anëtari i kryesisë së listës Guxo, Kujtim Hajdaj, ka reaguar pas protestës së mbajtur dje, duke e cilësuar atë si një ngjarje të politizuar dhe të kthyer në “show elektoral”. Sipas tij, shumë pjesëmarrës kishin përshtypjen se ndodheshin në një miting zgjedhor, ku disa shfrytëzuan rastin për reklama dhe biznese.

Hajdaj akuzoi disa kandidatë se e përdorën protestën për fushatë, ndërsa si “maskotë” të ngjarjes e quajti Ramoviqin, të cilin e cilësoi “model me frymëzim enverist”. Ai tha se Ramoviqi tentoi të përfitonte politikisht duke u lidhur me emrat e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, por “u mbyll në zyre kur pa se ata nuk morën pjesë”.

Reagimi i plotë:

ÇKA NDODHI DJE?

Asgjë konkrete..., disa që paskan marrë pjesë n'atë protest, po thonë: "E kishim përshtypjen se ishim në një miting zgjedhor."

Pra, shkun per me ba reklama, e morën edhe fotografi..., disa edhe duke u knaqur me koncert pa pagesë.., e thanë se aty u bënë edhe biznese.

Tjetra...

Aty kishim edhe kandidatë të zgjedjeve që shkun për fushatë, ngase s'po u dhez ndryshe..., votuesit e kanë kuptu se janë profiterët e klasit të parë për mashtrime..., që n'tana anet e kanë ba rrëmujë e berllog.

Sigurisht, maskota e parë e këtij show koncerti apo biznesi për vota, ishte kush tjetër përveq Ramoviqit, që për model- në ADN - e ka frymëzuesin e tij Enver Hoxha. "Patriot " falls, të rrejshëm.

Si i mashtroi Ramoviqi pjesëmarrësit në atë manifestim..?

Bëri propagandë me frymëzuesit e vet për Albinin dhe Vjosën..., dhe kur e pa se Kryeministri i Kosovës dhe Presidentja nuk morrin pjesë - paska deshtë m'i shku prapa - u mbyll në zyre dhe s'guxoi me dal në shesh.

Në këtë rast, çka do i thoshte Ramoviqi, Vuqiqit: "Vuqo brate, ti e dinë se ishte veq reklamë se këta (kosovarët) i mashtrojmë shumë lehtë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat