Ditën e kaluar u zhvillua në Tiranë një protestë kundër Gjykatës Speciale, ku protestuesit kërkonin drejtësi për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një protestë e ngjashme u mbajt edhe në Hagë, pranë selisë së Dhomave të Specializuara.
Në lidhje me këto protesta, familja e Haki Imerit, një nga emrat më të përmendur në këtë proces ka reaguar publikisht.
Përmes një postimi në Facebook, ata kanë shprehur kundërshtimin e tyre të fortë ndaj protestave, duke i cilësuar ato si një përpjekje për sabotimin e drejtësisë dhe manipulimin e opinionit publik.
Familja e Haki Imerit thekson se ata që kërkuan themelimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015, tani janë të parët që protestojnë kundër saj.
“Ata që lobonin me pasion për drejtësi ndërkombëtare, sot po kundërshtojnë mekanizmin që vetë e vunë në jetë,” thuhet në reagim.
Shkrimi i plotë:
Miq,
-Ambasadori Anglez dite me pare ne Kosove dha kete deklarate:
“Just as in 1999 when we supported Kosovo, today we support the rule of law and the independence of the Specialist Chambers.”
Miq,
-Ata që e sollën Gjykata Speciale për Kosovën, tani po protestojnë kundër saj..
-Protesta në Tiranë është një skenar që e kemi parë më parë — por këtë herë aktorët janë të lodhur, më te zhurmshëm dhe skenari është më qesharak.
-Këta janë të njëjtët që në vitin 2015 lobonin me pasion për Gjykatën Speciale – “për drejtësi ndërkombëtare”.
-Çfarë keni tani?
-A u ngopet Gjykate Speciale a?
-Do ta kuptoni se edhe tani jeni në gabim, ashtu si në vitin 2015 kur lobuat per themelimin e saj ..
-U duhet nje dekade ta kuptoni se në vitin 2025 kryengriteshit kundër drejtësisë, ishit në gabim..
-Do të jetë viti 2035, kur do të protestoni pse protestuat në vitin 2025…
-Sot, kur gjykata po ua hap dosjet, papritur u kujtuat se drejtësia qenka “e padrejtë”.
-Pune maskarenjesh ata që e donin të përdornin drejtësinë si armë politike sot ankohen se ajo i goditi mbrapsht.
-Bënë llogaritë pa hungjiun dhe drejtësia s’pyeti për miqësi të vjetra..
-Lufta hibride kunder Gjykates Speciale nuk do te kete efekt ne favor te te akuzuarit..
-Dikur këta burrat e rëndë flisnin me respekt per Gjykaten Speciale te Kosovës-në Hage ..
-Sot flasin me urrejteje për procedura, prova dhe keqinterpretime”.
-Kuptojeni po deshet; te dashur , puthadore e lajkatare se prokurorët nuk i impresionon as flamuri, as betimi “për atdhe”.
-Ata kanë dokumente, nënshkrime dhe dëshmi që s’fshihen dot me parulla.
-Dëshmitarët e kreut te NPK që supozohej do ta shpëtonin , e zhyten edhe më thellë…
-Duke e kthyer në “komandant pa ushtri, por me firmë në çdo leter-urdhër”.
-Pra, heroi i tyre nuk merrte urdhra, por dinte çka firmoste!
-Patriotizëm i rreme apo histori qe po rishkruan Mbrojtja e Thaçit me deshmitaret e tij ?!
-Në Tiranë, ndërkohë, turma politike me kreun e saj Edi Rama gjithmonë gati për “kauza të përkohshme”
-Doli në rrugë për të “mbrojtur drejtësinë”.
- Edhe në të njëjtën kohë mbron gjenocidin serb në Kosovë…
-Në të vërtetë, po mbron veten nga drejtësia.
-Flamujt “valëviteshin”, por fjalët ishin bosh..
-Në mungesë faktesh, britma bëhet doktrinë emocionale, ideologji.
-Në mungesë të argumenteve, ngritja e zërit zëvendësonte logjikën.
-Një protestë që më shumë ngjante me një koncert nostalgjik sesa me revoltë qytetare.
-Edi Rama gjendet në situatë të rëndë: midis 'padrejtesise' se Hagës dhe dashurise per Beogradin..
-Ai eshte penduar nga udhëtimi me helikopter, një dekade me pare ne vitin 2015 drejt Prishtinës..
-“Piktori” i gjorë si gjithmonë e luan rolin e “filozofit të drejtësisë evropiane”, por harron se drejtësia fillon nga qëndrimi ndaj gjenocidit..
-Nuk voton rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, por në anën tjetër flet për “drejtësi ndërkombëtare”, duket qartazi se Edi Rama nuk ka moral njerezor ,kombetar e politik..
-Në njërën dorë mban flamurin e BE-së, në tjetrën briskun e oportunizmit politik, me të cilin heq kokat e atyre që jane material kolateral…
-E vërteta është se nuk mund të shesësh drejtësinë si pikturë — mund të del bukur, por s’është reale..
-Në këtë festival hipokrizie, mungonte vetëm “eksperti” i Shikut dezinformimit, Fatmir Sheholli…
-Furnizuesi zyrtar i mediave hibride të Kosovës dhe Shqiperise me lajme te rreme të prodhuara në laboratorët e Beogradit…
-Me atë aty, protesta do të ishte komplet protesta me gjithë aromën origjinale të nostalgjisë jugosllave ..
-E kemi te qarte se drejtësia s’mund të ndalet me brohoritje hibritesh të maskuar si ‘atdhetarë’ të rryer.
-Sot nuk mund të fshiheni pas flamujve, as të mashtroni maa, me retorikë patriotike..
-Drejtësia ecën ngadalë, por nuk ndalet..
-E kush ka ferrën nën këmbë, është i pari që ulërin kundër saj.