Numërohen votat me kusht në Gjilan, a po i shpëton kjo komunë balotazhit?

Aktuale

Numërohen votat me kusht në Gjilan, a po i shpëton kjo komunë balotazhit?

Më: 21 tetor 2025 Në ora: 23:12
Alban Hyseni, Arbër Ismajli

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Komunën e Gjilanit.

Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni ka marr 50.00% të votave me kusht.

Ndërsa, Arber Ismajli nga LDK-ja, ka marr 30.26% të këtyre votave.

Ndërsa nga rezultatet e përmbledhurta që ka publikaur KQZ-ja, Hyseni prin në Gjilan me 49.82% të votave, derisa Ismajli radhitet i dyti me 34.30%.

As me votat me kusht nuk ka ndonjë ndryshim, Komuna e Gjilanit me këtë rezultat do të shkojë në balotazhin që do të mbahet me 9 nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat