​Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, Osmani takon deputetët gjermanë

Aktuale

​Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, Osmani takon deputetët gjermanë

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 19:12
Pamje nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Berlin ka zhvilluar takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, sekretarin e Përgjithshëm të Konrad, Adenauer Stiftung.

Në Berlin, në takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung, zhvilluam biseda të rëndësishme për bashkëpunimin dypalësh.

“Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë, nga siguria dhe mbrojtja, te zhvillimi ekonomik e inovacioni”, ka shkruar Osmani në Facebook, raportyon KosovaPress.

Gjatë qëndrimit në Berlin, presidentja Osmani ka mbajtur fjalime në Institutin Aspen, Universitetin e Berlinit, në forumin “The Humboldt Speeches on Europe”, si dhe është takuar me mërgatën shqiptare në Berlin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat