Pas incidentit të Zemajt, Kryeziu ngre pikëpyetje mbi drejtimin aktual të LDK-së – ‘godet’ Abdixhikun

Aktuale

Pas incidentit të Zemajt, Kryeziu ngre pikëpyetje mbi drejtimin aktual të LDK-së – ‘godet’ Abdixhikun

Nga: A.M Më: 25 tetor 2025 Në ora: 14:38
Kadri Kryeziu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas një incidenti të ndodhur sot gjatë një interviste, ku deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, është përballur me ofendime verbale, të cilit i është përgjigjur me sulm fizik.

Në komunikatën zyrtare, LDK-ja e cilëson ngjarjen si “akt të papranueshëm” dhe “cenim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë personale të një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit dhe të integritetit të institucioneve demokratike të vendit”.

E këtë reagim të LDK-së, e ka kritikuar Kadri Kryeziu, i cili përmes një postimi në Facebook ka komentuar ashpër qëndrimin e partisë.

Ai ka thënë se “shtëpia e madhe e Ibrahim Rugovës ka rënë aq poshtë sa sot i bën avokatin të pambrojtshmes”, duke akuzuar udhëheqjen aktuale të Lidhjes Demokratike për mungesë të parimeve rugoviane dhe për devijim nga vlerat demokratike, transmeton "Bota sot".

Kryeziu ka shtuar se “nëse qytetarët – kushdo qofshin ata – nuk guxojnë të sfidojnë politikanët, atëherë kjo quhet diktaturë”, duke e quajtur “projektin e Lumirit” (në aludim ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku) si “autoritar dhe të nënshtruar ndaj egos së një njeriu”.

Postimi i plotë

Sa poshtë ka rënë shtëpia e madhe e Ibrahim Rugovës, saqë sot i bën avokatin të pambrojtshmes.

Nëse qytetarët – kushdo qofshin ata – nuk guxojnë të sfidojnë politikanët, atëherë kjo quhet diktaturë.

Dhe pikërisht një shtet i tillë, autoritar e i nënshtruar ndaj egos së një njeriu, është projekti i Lumirit.

Logjikën titiste e ndiej nga kilometra larg.

Bursisti i Sorosit e fantazon veten si Titoja i vogël.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat