Osmani për qëllimet e takimeve në Berlin: Ta afrojnë Kosovën me BE-në

Aktuale

Osmani për qëllimet e takimeve në Berlin: Ta afrojnë Kosovën me BE-në

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 16:12
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani ka folur rreth pjesëmarrjes në konferencën Berlin Global Dialogue.

Ajo përmes një postimi në Facebook përmendi takimet e realizuara në kuadër të këtij takimi, me ç’rast theksoi se ato e afrojnë Kosovën më shumë me BAshkimin Evropian.

“Ishte kënaqësi të rikthehem këtë vit në Berlin Global Dialogue për një sërë aktivitetesh të mbushura me diskutime frymëzuese, takime të vlefshme dhe partneritete të reja – të gjitha me një qëllim të përbashkët: ta afrojnë Kosovën edhe më shumë me Bashkimin Evropian”.

Berlin Global Dialogue është një platformë që bashkon përfaqësues politik e biznesor për diskutime rreth rëndësisë së zgjidhjeve në politikëbërje që u shërbejnë qytetarëve, ekonomisë dhe të ardhmes”, shkroi Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat