“Mos mu afro se të mys”/ Publikohet video e plotë e incidentit të Zemajt me qytetarin, ndërhyri edhe Agim Bahtiri

Aktuale

“Mos mu afro se të mys”/ Publikohet video e plotë e incidentit të Zemajt me qytetarin, ndërhyri edhe Agim Bahtiri

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 20:51
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri duke e qetesuar situaten

Është publikuar videoja e plotë e incidentit që ndodhi në sheshin e Prishtinës mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, dhe një qytetari që pretendohet të jetë nga diaspora.

Pamjet tregojnë momentin e përplasjes fizike dhe verbale mes tyre, ndërsa në një çast shihet të ndërhyjë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri, për të qetësuar situatën.

“Nuk ja fali o Agim”, dëgjohet në një moment qytetari

“Mos mu afro se të mys”, dëgjohet Zemaj në anën tjetër.

Zemaj ka thënë se qytetari e ka ofenduar dhe provokuar verbalisht me fjalë të papranueshme dhe se në atë moment ka reaguar “në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt”.

Ai ka kërkuar falje publike.

“Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike. Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione. Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin“, ka shkruar Zemaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat