Anëtari i kryesisë së Guxo, Kujtim Hajdaj, ka reaguar pas mosformimit të Qeverisë Kurti 3, duke thënë se opozita dhe propaganduesit e saj kanë dështuar në përpjekjet për ta diskredituar kryeministrin Albin Kurti.
Hajdaj u shpreh se ata që akuzonin për “marrëveshje të fshehtë me Listën Srpska” u zhgënjyen kur kjo listë nuk e votoi qeverinë. Ai akuzoi partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe NISMA se janë të zhytura në afera korruptive dhe tradhti kombëtare, duke vepruar bashkë me Listën Serbe dhe aktorë ndërkombëtarë për ta dobësuar sovranitetin e Kosovës
Sipas Hajdajt, opozita nuk ka asnjë kauzë për zgjedhjet e ardhshme, pasi qytetarët tashmë e dinë të kaluarën e tyre “të mbushur me krim, korrupsion dhe mashtrime politike”. Ai theksoi se populli qëndron në krah të Qeverisë Kurti për “shtet dhe sovranitet”.
Shkrimi i plotë:
DESHTUAN....
Sot, disa u gëzuan se s'u formua qeveria, por të njëjtit dolën edhe të zhgënjyer pse Lista 'Srpska' nuk e votoi Qeverinë Kurti 3.
Të zhgënjyer, sepse nuk pushuan tash e sa muaj duke shpifur dhe propaganduar se "Albin Kurti ka marrëveshje të fshehta" me Listën terroriste "Srpska" për Kuvend dhe Qeveri.
Sepse, donin që edhe të tjerët të bëhen sikur këta..., të zhytur në afera kriminale dhe të korrupsionit.., dhe me e keqja, të radhiten me ta për tradhti kombëtare që ia patën bërë Kosovës në Veri të Mitrovicës.
Mirëpo, sot edhe përfundimisht u zbulua fytyra e tyre e vërtet mashtruese.
Por jo vetëm....
Opozita me mercenarët e vet në media dhe portale nuk pushuan duke propaganduar se këta janë "themelues të shtetit" dhe "çlirimtarë" të Kosovës. Por, e vërteta është se këta e keqpërdoren dhe përvetësuan, si njërën si tjetrën, për pushtet të tyre të korruptuar.
Pra, donin që shteti t'u takoj veq këtyre, se kështu mund ta privatizonin, kontrollonin dhe sundonin atë përmës pushtetit të vet të korruptuar.
OPOZITA PA KAUZË NË ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE
Me çfarë kauze do t'i hyjë zgjedhjeve opozita e dështuar?
S'kanë kauzë. Sepse historiku i tyre politik, prej pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është i mbushur me plotë afera pronto: të krimit, korrupsionit, kapjes së shtetit, pasurimit..., e deri të heqja dorë e sovranitetit të Kosovës në Veri të Mitrovicës.
MBAHEN MEND SI MASHTRUES TË MËDHENJË...
Fushata e tyre më e madhe mashtruese të cilën donin t'ia shitnin verbërisht qytetarëve dhe elektoratit tonë brenda dhe jashtë Kosove.., ishte ajo se gjoja ata "kishin mbështetje" politike nga aleatët tanë Evro-Atlantik, e sidomos duke u thirrur në amerikanizem, që thjeshtë e keqpërdornin për hesape të veta të pushtetit.
LOBUAN QË TË SANKSIONOHET QEVERIA E KOSOVËS
Ajo për çka partitë opozitare do të mbahen gjatë në mend nga qytetarët tanë në Kosovë dhe jashtë saj.., është se ato u radhiten së bashku me ata që kërkonin sanksionimin e Qeverisë Kurti e përmes saj edhe sanksinonimin kundër shtetit sovran të Kosovës, sepse për ta:
"Kosova s'mund të funksiononte si shtet përderisa Qeveria Kurti e luftone Vuqiqin në Veri të Mitrovicës."
Prandaj u radhiten së bashku: PDK, LDK, AAK NISMA, Lista 'SRPSKA' me lobistet: Vuqiqi, Edi Rama dhe Grenelli kundër Qeverisë Kurti.
Pse e bënin këtë?
Sepse, nuk kishin argumente tjera të shpifjeve me të cilat mund t'i mashtronin qytetarët tanë në Kosovë, për t'i bërë edhe ata që të radhiten kundër Qeverisë Kurti.
SI FUNKSIONOI NJË PJESË E BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE ME PARTITË OPOZITARE ?
Duke e ditur historikisht se metoda më e mirë funksionuese politike është nënshtrimi.., pikërisht këtë metodë e përdori një pjesë e Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë, e cila duke e parë se partitë opozitare (atëherë në pushtet) e kishin një të kaluar me plotë afera korruptive, i përdorën dhe shantazhuan ato për të arritur një marrëveshje të pranueshme ndërkombëtare që e donte dhe kërkonte Serbia e Vuqiqit:
"Asociacionin me komuna shumicë serbe..."
Që defakto do të thoshte: zhveshje e formës funksionuese të shtetit tonë sovran në Veri të Mitrovicës.
Por, kjo nuk ndodhi sepse e kundërshtoi fuqishëm zëri dhe vota e popullit të Kosovës, referendumi popullor i 14 shkurtit 2021, që i zgjodhi udhëheqësit e vet me legjitim në historinë e pas pavarësisë së Kosovës, për t'i dalë zot kauzës sonë kombëtare në mbrojtje të shtetit tonë sovran e dardan.
DËSHTUAN TURPSHËM...
Sepse nuk u mashtrua populli, që i besoi dhe e mbështeti Qeverinë Kurti në të gjitha ndërmarrjet politike dhe kombëtare për ta bërë Kosovën prapë shtet funksionues dhe sovran, cep me cep në tërë territorin e vet dardan.
Prandaj, sot si kurrë më parë, në Kosovë i kemi të vizituara dy blloqe politike të cilat prapë do të garojnë në mes vete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare: LV-GUXO-ALT si forca parlamentare për shtet dhe sovranitet, dhe forca tjetër PDK-LDK-AAK-NISMA me Listën 'Srpska' për pushtet pa shtet.
VAZHDOJMË PËR SHTET DHE SOVRANITET.