250 kilogramë drogë e llojit kanabis, u gjet brenda një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, që lëvizte në drejtim të Prishtinës.
Një person u arrestua dhe u ndalua për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Media mëson se personi i dyshuar është Sylejman Jusufi.
Në aksion përveç policisë, u përfshinë edhe Dogana e Kosovës si dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.