Neglizhencë për rastin e vrasjes në Fushticë, IPK rekomandon suspendimin e dy policëve

Aktuale

Neglizhencë për rastin e vrasjes në Fushticë, IPK rekomandon suspendimin e dy policëve

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Drenas, të cilët dyshohet se kanë treguar neglizhencë gjatë realizimit të detyrës zyrtare dhe ndërmarrjes së veprimeve lidhur me vrasjen në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit.

Bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Nga të dhënat e mbledhura deri më tani gjatë hetimeve të IPK-së  Bazuar në hetimet fillestare dhe në autorizimet ligjore të IPK-së, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor dhe parandalimit të ndonjë ndikimi të mundshëm në prova apo dëshmitarë , është rekomanduar suspendimi i zyrtarëve në fjalë.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, njofton Inspektorati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat