Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka ftuar deputetët e opozitës që të reflektojnë pozitivisht në lidhje me mandatin e Glauk Konjufcës për kryeministër.
Ai theksoi se kjo është në të mirë të interesave shtetërore dhe qytetare, duke kujtuar se buxheti për vitin 2026 ende nuk është miratuar dhe mungesa e tij do të ndikojë në qindra mijëra qytetarë që përfitojnë paga dhe shërbime nga buxheti prej 4 miliardë eurosh.
Postimi:
Ftoj të gjithë deputetet e opozitës që të reflektojnë pozitivisht pavarësisht bindjeve politike.
Mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër, është në të mirë të të gjitha interesave shtetërore dhe qytetare, duke ditur se buxheti për vitin 2026 nuk është i miratuar ende nga Kuvendi i Kosovës, dhe pasojat do t’i bartin qindra mijëra qytetarë që marrin paga dhe shërbime nga ky buxhet 4 miliardsh euro.