Para kolegjiumit të Gjykatës së Apelit, mbrojtësit e të akuzuarve Jeton dhe Nexhat Krasniqit kërkuan anulimin e dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi si dhe rigjykimin për këtë rast. Por, kjo kërkesë u kundërshtua nga avokati i familjes së të ndjerit, Bedri Rexhepi.
Në maj të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë i dënoi me burgim të përjetshëm dy të akuzuarit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu për vrasjen e Bedri Rexhepit në vitin 2021.
E sot në Gjykatën Themelore përsëri të prangosur në bankën e të akuzuarve me siguri të lartë u sollën vëllezërit Vllasaliu.
Gjatë kësaj seance për shqyrtim të ankesave të mbrojtjes së të akuzuarve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu avokati i Jeton Vllasaliut, Florent Latifaj theksoi se vendimi i shkallës së parë me burgim të përjetshëm për Jeton Vllasaliun është jo ligjor.
Ai konsideron se aktgjykimit të Gjykatën Themelore të Prishtinës u mungon arsyetimi, elaborimi i fakteve dhe provave.
Latifaj: Vendimi mbi vendimin është jo ligjor
“Konsiderojmë se në rastin konkret ky aktgjykim sjell në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkelje të ligjit penale dhe si rezultat i të gjitha këtyre vendimi mbi dënimi është jo ligjor....Këto shkelje konsistojnë se Aktgjykimi i mungon në tërësi arsyetimi, edhe pse është super voluminoz arsyetimi apo elaborimi i fakteve, provave, dëshmive të elaboruar gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor dhe atyre të hetuesisë i mungon në tërësi....Gjykata është marr me çështje krejt jo relevante, është marr me çështje që asaj i kanë penguar e ka marr rol më shumë akuzator të prokurorisë.... Dispozitivi është tërësisht i pakuptueshëm dhe kontradiktor brenda vetës dhe me arsyet e paraqitura në arsyetim.... Nuk ka paraqit fakte të qarta, të plota, të arsyeshëm të cila i konsideron të vërtetuara në lidhje me të pandehurin, por e bënë një përshkrim të zgjeruara të aktakuzës edhe me deklarata të cilat i kanë dhënë dëshmitarët gjatë procedurës hetimore”, theksoi ai.
Ndërsa, refuzim të dënimit dhe rigjykim të rastit kërkuan Kosovare Kelmendi dhe Shemsedin Piraj të cilët janë mbrojtës të Nexhat Vllasaliu.
Fillimisht kundërshtimet për aktgjykimin e shkallës së parë në këtë rast paraqiti avokatja, Kosovare Kelmendi e cila e konsideron se në mungesë të provave Prokuroria ka krijuar sajesa dhe trillimet për të përforcuar aktin akuzues.
Kelmendi: Kërkoj që Nexhat Vllasaliu të lirohet dhe rasti të kthehet në rigjykim
“Motivi i cili është absurd dhe i pakuptimtë në dispozitivin e aktgjykimit për faktin se ka qenë në pyetje përfitimi pasuror prej 30 mijë euro dhe ka rezultuar me 8 mijë ku askush se ka përmendur, more as vetë Jeton Vllasaliu se ato 8 mijë pastaj i kanë ndarë. Prokuroria është marr me sajesa dhe me trillime për ta përforcuar në njëfarë forme aktin e vetë akuzues të pambështetur në prova. Nuk është vërtetuar me asnjë provë marrëveshja paraprake dhe e treta nuk është vërtetuar bashkëkryerja në vrasje dhe veprime e Nexhat Vllasaliut. Prandaj, gjykatës së Apelit që me vëmendje edhe njëherë të analizoj ankesën time të parashtruar me shkrim dhe veproj konform propozimit që unë kam propozuar që i akuzuari Nexhat të lirohet nga akuza për veprën penale që është akuzuar apo që aktgjykimi i shkallës së parë të anulohet dhe çështje të kthehet edhe njëherë në rigjykim”, tha ajo.
Ndërsa, arsyet se pse po kërkojnë ndryshim të trupit gjykues në rast se Apeli e kthen në rigjykim rastin i dha mbrojtësi tjetër i Nexhat Vllasaliut.
Piraj: Skica ka humbur asnjë fjalë në aktgjykimin prej 114 faqesh
“Në zyrën e prokurorit është përpiluar një fletë e formatit A4 ku është kërkuar nga i akuzuari i parë të bëjë skicimin e parë në vendin ku mundet me qenë kufoma, një çështje me rëndësi që e ka orientuar shqyrtimin gjyqësor ajo flet ka humbur nuk është askund e kam ngritur këtë çështje asnjë fjalë të vetme në aktgjykimin prej 114 faqeve nuk e ka thënë, 114 faqe ka aktgjykim askund se ka përmend skicën e cila ka qenë si udhërrëfyes Nexhati kur del në vendin e ngjarjes për tu hetuar Jetoni... Përgjimi në vendin e ngjarjes ku i kanë vendosur përgjuesit në jelekat anti-plumb është bërë me datën 28 me 28 prokurori i çështjes ditën e nesërme më 29 e bënë kërkesën për të bërë urdhëresë do të thotë veprimi paraprak që e ka bërë më 28 gjyqtarja e procedurës paraprake nuk ia konfirmon gjitha ato veprime që i ka bërë me përgjim janë prova të papranueshme”, deklaroi ai.
E kërkesa e mbrojtësve të vëllezërve Vllasaliu për anulimin e dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepit u kundërshtua nga mbrojtësi i familjes Rexhepi, avokati Besnik Berisha i cili konsideron se arkitekti i vrasjes së Bedri Rexhepit është Nexhati, e ekzekutori është Jetoni.
Berisha: Arkitekti i vrasjes së Bedri Rexhepit është Nexhati, ekzekutori është Jetoni
“A kishte vetëvrasje siç po pretendojnë këta apo kishte vrasje dinake ekspertiza thotë se është ngulfatur, Jetoni thotë e kam ngulfatur e përshkruan vendin na thonë se nuk dihet vendi që ka ndodhur vrasja nuk dihet se kur ka ndodhur vrasja si s’dihet kur vetë e pranon Jetoni e pranon...58’48Ky komandant zone që dikur pretendon se ka luftuar për lirin e atij vendi ku u kujdes për ta zhdukur trupin e Bedri Rexhepit dhe kështu thonë prova dhe kështu thotë dëshmia e këtij zotërisë që e kanë ngulfatur....Skica që po pretendojnë se qenka zhdukur se qenka provë, jo skica është rrëfimi i një njeriu i cili e ka ndryshuar 50 versione të tjera skica është dorëshkrimi i tij që ia ka referuar Nexhati në Prokurori....Vrasja e Bedri Rexhepit është vrasje në pabesi. Vrasje nëm gjakftohtësi, vrasja e Bedri Rexhepit kërkon drejtësi, drejtësia për bindjen tonë në gjykatën e shkallës së parë ishte aq tolerante për të akuzuarit....01’05’07 Për besë unë mendoj se arkitekti ka qenë Nexhati kjo nuk është e imja për ta provuar ekzekutori ka qenë Jetoni”, tha ai.
Duke e konsideruar si të padrejtë që rasti i vrarjes së Bedri Rexhepit të kthehet në rigjykim, avokati i familjes së të ndjerit, Bedri Rexhepi thotë se dënimi i përjetshëm është mi i pakti përballë krimit.
Berisha:Është e padrejtë dhe e paligjshme që të anulohet dënimi
“Kanë një drejtim për të shfajësuar një se po iu duken shumë se janë dënuar dy, për të shfajësuar Nexhatin edhe ankesa për Jetonin shkon kah Nexhati, e përpiqen me nxjerr Nexhatin.... Është e padrejtë dhe e paligjshme që të anulohet ... Dënimi i përjetshëm është dënimi më i pakti përballë një krimi në befasim në pabesi, përballë një krimi në konakun e tij e të atij përballë të një krimi që u ftua si mik e doli si kufomë që u shëtit malit të madh të Vllasalisë“, deklaroi Berisha.
Më 28 maj të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë u ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm dy të akuzuarve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu për vrasjen e Bedri Rexhepit më 2021.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konstauar se ata janë përgjegjës edhe për vrasje të rëndë në bashkëkryerje edhe për veprën penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”, që lidhet me zhdukjen e kufomës së të ndjerit.