Demaku i PDK-së: Nuk votojmë asnjë kandidat të LVV-së për formimin e Qeverisë

Aktuale

Demaku i PDK-së: Nuk votojmë asnjë kandidat të LVV-së për formimin e Qeverisë

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, tha se deputetët e këtij subjekti politik nuk kanë votë për asnjë kandidat nga LVV-ja për formimin e Qeverisë së re.

Në një deklaratë për rtv21 deputeti Demaku tha se edhe nëse kontaktohet individualisht nga ndonjë zyrtar i LVV-së për ta kërkuar votën e tij, tha se nuk lëviz nga qëndrimi i PDK-së.

’Qëndrimi i PDK-së është i qartë se nuk e votojmë asnjë kandidat të LVV-së për kryeministër.

Edhe nëse më kontakton dikush individualisht, unë jam brenda këtij qëndrimi të PDK-së dhe nuk lëvizi nga ky qëndrim”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat