​Haradinaj: Do t’i drejtohemi Prokurorisë, po votojnë persona nga jashtë Junikut

Aktuale

​Haradinaj: Do t’i drejtohemi Prokurorisë, po votojnë persona nga jashtë Junikut

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 17:52
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sipas të dhënave nga shtabi zgjedhor i kësaj partie, shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit pa qenë banorë të Junikut.

Haradinaj tërhoqi vërejtjen se një veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe se çdo rast i evidentuar do t’u përcillet institucioneve kompetente, përfshirë Prokurorinë për hetim dhe veprime ligjore.

Ai paralajmëron se për secilin person do të bëhen padi individuale, raporton KosovaPress.

Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe në përputhje me ligjin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat