Kryeparlamentari Dimal Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.
Basha me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se “katër minutat e tuaja sot, janë përcaktues për katër vitet e ardhshme nesër”.
“Të dashur qytetarë, Jemi në momentet e fundit të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor.
Ftoj të gjithë qytetarët – në të 18 komunat ku po mbahet votimi – që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë themelore dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e tyre!Katër minutat e tuaja sot, janë përcaktues për katër vitet e ardhshme nesër”, ka thënë ai.
Qytetarët mund të votojnë deri në ora 19:00.