Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me publikimin e rezultateve të votave të numëruara.
Një garë interesante po zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, përcjell “Bota sot”.
Në Prishtinë janë numëruar 89,18 për qind e votave.
Sipas rezultateve, garës po i prin Përparim Rama i LDK-së me 51,40 për qind ose 41,562 vota. Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje ka 48,60 për qind ose 39,303 vota.