Tali vjen me një propozim për zgjedhjet lokale, kërkon të ulet pragu për balotazh

Aktuale

Tali vjen me një propozim për zgjedhjet lokale, kërkon të ulet pragu për balotazh

Nga: A.M Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 22:46
Driton Tali

Driton Tali ka reaguar lidhur me sistemin zgjedhor në zgjedhjet lokale, duke propozuar ndryshime që, sipas tij, do ta bënin procesin më racional dhe të drejtë.

Në një postim në Facebook, Tali ka thënë se duhet rishikuar ligji zgjedhor në rastet kur kandidati fitues del shumë afër 50 për qind të votave, siç ndodhi së fundi në komunën e Gjilanit, përcjell “Bota sot”.

“Duhet me ndrru ligjin zgjedhor për zgjedhjet lokale. Aty ku fituesi del pak më pak se 50%, siç ishte rasti në Gjilan (49.8%) pse duhet me shku në balotazh?!

Lene balotazhin për ato komuna ku i pari, në raundin e parë, i merr bie fjala nën 45%”, ka shkruar Tali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat