Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas zgjedhjeve, duke uruar fituesit dhe përgëzuar kandidatët që, sipas tij, u përballën me gara të vështira.
“Nuk ka më lehtë se me e godit humbësin sonte me komente cinike. Përveç urimeve për fituesit, sonte përgëzimet shkojnë edhe për ata që u sfiduan në gara të vështira e në fokus nacional,” shkroi Ahmeti, duke përmendur ndër të tjerët Hajrullah Çekun, Arian Tahirin dhe Xhafer Gashin.
Postimi i Ahmetit:
Nuk ka më lehtë se me e godit humbësin sonte me komente cinike. Prandaj përveç urimeve për fituesit, sonte përgëzimet shkojnë edhe për ata që u sfiduan në gara të vështira e në fokus nacional. Në mesin e tyre po i përmend Hajrullah Çekun, Arian Tahirin a Xhafer Gashin, pa i harruae të tjerët.
Përgëzime për garat e mos i konsideroni humbje. Megjithatë, qytetarët ju dhanë besim të madh.