Opinionisti Gëzim Mekuli vlerëson se fushata kundër Kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka favorizuar “Listën Serbe” në zgjedhjet lokale.
Sipas tij, ndërsa partitë shqiptare dhe mediat u përpoqën ta dobësonin VV-në, përfituesja më e madhe ka qenë Serbia dhe aleatët e saj lokalë, duke treguar se sulmet ndaj Kurtit dhe VV-së janë pjesë e një strategjie më të gjerë për interesat serbe në Kosovë.
Shkrimi i plotë:
Vini re!
Në zgjedhjet lokale, Lista Serbe ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe, ndërsa LVV, LDK, PDK dhe AAK kanë ndarë pjesën tjetër të komunave.
Përderisa gjitha partitë dhe, thuaja, gjitha mediat në Prishtinë dhe Tiranë janë pozicionuar kundër Kryeministrit të pakorruptuar Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, forcës politike që ka kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale për UÇK-në, po del se në Kosovë, përfituesja më e madhe është Beogradi dhe "Lista Serbe".
Të dashur lexues,
Kjo tregon se fushata e egër dhe antishtet kundër Albin Kurtit dhe VV-së, është e nxitur, përkrahur dhe e mbështetur edhe nga Serbia e Vuçiqit.
Po bëhet gjithnjë e më e qartë se në Kosovë ekziston një aleancë e fshehtë ndërmjet interesave të krimit ekonomik e politik, e cila vepron kundër forcave që kontribojnë në çlirimin e Kosovës dhe sidomos në veri të Kosovës.
Kjo aleancë e dreqit është në shërbim të mbetjeve të ndikimit të Beogradit të moçëm, duke e drejtuar goditjen e saj kundër Kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje; forcës që ka kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale një-etnike kundër UÇK-së.
Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë qartë se, përderisa parti, kompani dhe media u përpoqën ta dobësonin Vetëvendosjen, në realitet përfituesja më e madhe ka qenë 'Lista Serbe' e Vuçiqit.
Kjo tregon se sulmet kundër VV-së e Kurtit nuk janë vetëm politike, por janë pjesë e një strategjie më të gjerë që shkon në favor të interesave të Serbisë së moçme në Kosovë.
Konsekuent deri në fund: Sa e ndihmoj media e Prishtinës dhe Tiranës, dhe "aleanca e dreqit", rehabilitimin e Serbisë në Kosovë?