Anëtari i kryesisë së Guxo, Kujtim Hajdaj, ka reaguar pas zhvillimeve në Mitrovicë, duke akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për përpjekje për të manipuluar opinionin publik lidhur me rezultatin zgjedhor.
Në një postim në Facebook, Hajdaj kujtoi akuzat e dikurshme të ambasadorit amerikan Christopher Dell për “vjedhje industriale të votave” nga PDK në vitin 2010, duke thënë se kjo parti “asnjëherë s’e ka ndalur manipulimin”.
Sipas tij, PDK po përdor portale për të ngritur dilema mbi rezultatin në Mitrovicë, ndërsa qytetarët “nuk ranë në kurthin e tyre” dhe votuan me bindje Faton Pecin si kryetar.
“Ra fitorja e Fatonit në Mitrovicë për me pa e kuptu se si ka funksionuar PDK që prej pasluftës e deri sot”, shkroi Hajdaj.
Postimi i plotë:
QYSH U DËSHTOI KORDINIMI ME EXIT POLLET E POROSITURA...
Janë të njëjtit....
A ju kujtohet kur ambasadori amerikan Christopher Dell - që shërbeu në Kosovë prej 2009-2012 - procesin e zgjedhor me 2010 e patë quajtur të "manipuluar" (nga ana e PDK) dhe kur i patë akuzuar për : "Vjedhje industriale të votave..."
Në atë kohë, me 2010, zgjedhjet i kishte fituar Partia Demokratike, ndonëse vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë i patën vlerësuar si më të këqijat të organizuara që nga paslufta në Kosovë, për shkak të manipulimeve të shumta. Dhe mekanizmin e kontrollit në dorë për ato manipulime të shumta e kishte PDK e Thaqit. Manipulimi ishte aq i madh saqë Komisioni Qendror Zgjedhor u patë detyruar të riorganizonte zgjedhjet në disa komuna, si Skenderaj, Drenas dhe Deçan.
Bile n'atë kohë, për PDK patën votuar edhe të 'vdekurit'
Se kush ishte PDK, këtë sot më së miri e thotë Hekuran Murati:
"PDK-ja tash bërtet "kapeni hajnin", kjo akuzë në fakt është rrëfim për mëkatin e tyre njësoj sikurse mëkatari që rrëfehet për mëkatet që ka bërë.
Partia që do të hyjë në histori se i nxorri simpatizuesit e saj në shesh për të festuar humbjen, jo një herë por dy herë brenda një muaji, tash po kërkon shfajësim për dështimin.Turp!"
Dhe sot, po e shoh se PDK i paska qitë në gjah do portale, me pyetjen: "A duhet Mitrovica të shkojë në rivotim..." Ekspert të manipulimeve për me kriju narrative (tregime) të rrejshme për humbjen që e pësuan në Mitrovicë.
Manipulimet e PDK kurrë s'kanë përfunduar...
Këta kanë manipuluar edhe me UÇK dhe veteranë, për të ardhë në qeverisje dhe me korruptu një sistem të tërë të drejtësisë në Kosovë për pushtet.
Por, e vërteta ashtë se këta po donë me manovra të këtilla hibride m'u ngushëllu për humbjen e turpshme që e korrën në Mitrovicë, megjithë makinacionet e mëdha që i kishin vënë në përdorim për t'i fituar zgjedhjet.
Por, qytetarët dhe votuesit e Mitrovicës s'u mashtruan e as që ranë në kurthin e PDK-es..., dhe me plotë vetëbesim e votuan Faton Pecin, si kryetar të pa kontestuar të tyre për katër vitet e ardhshme në udhëheqje me komunën e Mitrovicës së Jugut.
Pra, ra fitorja e Fatonit në Mitrovicë, për me pa dhe kuptu se si ka funksionuar PDK qyshse prej pas lufte në Kosovë e gjerë më sot.