Kamberi pasi Kosova siguroi Playoff-in: Me këtë ekip dhe pasion, asgjë s’është e pamundur

Aktuale

Kamberi pasi Kosova siguroi Playoff-in: Me këtë ekip dhe pasion, asgjë s’është e pamundur

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 07:31
Futbollistët e Kosovës

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Kosovën, pasi “Dardanët” të shtunën siguruan për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi mposhti Slloveninë 0-2.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi tha se guximi dhe shpirti luftarak i Kosovës për Playoff ndaj Sllovenisë ishte mahnitës.

“Urime të gjithë Kosovës!  Guximi dhe shpirti luftarak i Kosovës për Play off ndaj Sllovenisë ishte mahnitës! Sikurse Shqipëria edhe Kosova bën hap të madh drejtë Botërorit 2026!”, ka shkruar ai.

Mes tjerash, Kamberi thotë se me ekipin dardan, asgjë nuk është e pamundur.

“Të gjithë dardanët po tregojnë se ëndrra e madhe është edhe e arritshme. Me këtë ekip dhe pasion, asgjë nuk është e pamundur! Forca Dardania!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat