Presidentja Osmani pranon letrat e kredenciale nga ambasadori i Norvegjisë

Aktuale

Presidentja Osmani pranon letrat e kredenciale nga ambasadori i Norvegjisë

Më: 17 nëntor 2025 Në ora: 18:58
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat e kredenciale nga ambasadori i ri i Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Arne Sannes Bjornstad

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat e kredenciale nga ambasadori i ri i Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Arne Sannes Bjornstad.

Gjatë pritjes, presidentja Osmani shprehu falënderimet e thella të Kosovës për mbështetje të vazhdueshme të Norvegjisë, duke filluar nga programet e zhvillimit deri tek mbështetja e vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në një reagim në X, Osmani shkroi se mezi presin ta vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë.

“Ne mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të forcojmë partneritetin tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, shkroi Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat