Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë thirrje deputetëve të të gjitha partive të shkojnë në Kuvend për të votuar për marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxhetin vjetor.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit Dimal Basha i ka mbyllur diskutimet lidhur me pikat e rendit të ditës për seancën e parë të së mërkurës, por jo edhe vetë seancën.
Partitë opozitare, PDK, LDK, AAK e Nisma bojkotuan seancën e jashtëzakonshme, ndërsa deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u bënë thirrje atyre për pjesëmarrje.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nëpërmjet një postimi në Facebook, pas përmbylljes së diskutimeve, shkëputi një pjesë nga fjalimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, që tha se opozita duhej të merrte pjesë në Kuvend për të votuar buxhetin.
“Nëse ne, sipas tyre, qenkemi vonuar, pse nuk janë këtu për t’na e lënë neve fajin e popullit buxhetin?”. - Kryeministri Kurti, shkruan Haxhiu në profilin e saj në Facebook.