​Safari i snajperëve, Musliu: Është i njëjti Vuçiq që me Radoiçiq dirigjon strukturat ilegale në Kosovë

Aktuale

​Safari i snajperëve, Musliu: Është i njëjti Vuçiq që me Radoiçiq dirigjon strukturat ilegale në Kosovë

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 16:45
Aleksander Vuçiq

Kreu i Institutit Octopus Agim Musliu ka folur mbi vrasjen e civilëve të pafajshëm boshnjakë gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë dhe pjesëmarrjen e presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiq në “Safarin e snajperëve”, ku janë paguar shuma deri në njëqind mijë euro aktual.

Musliu ka thënë se Vuçiq vazhdon me politikën e gënjeshtrave duke mohuar atë që vetë e kishte pranuar.

“Gënjeshtari Vuçiq nuk mund të përcaktohet cilën gënjeshtër ta prezantojë. Modele të reja tripodesh apo ombrellash, por me pajisje snajperi?! Ai dje mohoi të ketë marrë pjesë në “Safari”, por ka harruar që në vitin 1994 pati deklaruar:

“Kur filloi lufta në Bosnje, unë shkova në Sarajevë dhe u paraqita si vullnetar. Nuk isha anëtar i ndonjë partie, thjesht shkova. I njihja disa miq dhe për këtë arsye shkova të mbroj serbët. Kam qenë për një kohë në varrezat hebraike.”

Musliu thotë se vetë fakti që Vuçiq ka pranuar publikisht se ka qenë në pozicionet e varrezave te hebrenjve në Sarajevë, pikërisht aty ku sipas dëshmive dhe raportimeve ndërkombëtare u qëllua mbi civilë, e konfirmon prezencën e tij në “Safarin e snajperëve”.

“I kam disa pyetje. Çfarë ka bërë Vuçiq saktë në pozicionin e varrezave hebraike, në çfarë operacione ka marrë pjesë? Është i njëjti Vuçiq, i cili bashkë me Radoiçiq dirigjon struktura ilegale serbe në Kosovë, e keni parasysh.” 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat