Hamza takon Xhakën e strukturat e PDK-së në Zvicër: Kontributi i mërgatës tejkalon çdo kufi

Aktuale

Hamza takon Xhakën e strukturat e PDK-së në Zvicër: Kontributi i mërgatës tejkalon çdo kufi

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 19:34
Foto nga takimi

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, po qëndron në Zvicër, ku ka takuar strukturat e partisë, si dhe ish-kandidatin për deputet, Ragip Xhaka.

Në një postim në Facebook, Hamza tha se “kontributi i mërgatës për Kosovën tejkalon çdo distancë dhe kufi”.

“Me Ragipin dhe strukturat e PDK-së në Zvicër biseduam për zgjedhjet e 28 dhjetorit, për forcimin e lidhjeve me atdheun dhe për rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës në zhvillimin e vendit.

Nder dhe respekt për angazhimin e tyre”, shkroi Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat