Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar ashpër pas ndalimit të Trafikut Urban, duke akuzuar opozitën se po vështirëson jetën e qytetarëve në vend se të ofrojë alternativa qeverisëse.
Ai tha se ndërmarrja publike është futur në grevë nga ata që e kontrollojnë dhe se, sipas tij, “as nuk kanë arritur ta fshehin gëzimin” për këtë situatë.
Gashi e cilësoi veprimin si “kombinim fatal”.
“në vend që me opozitu tu tregu se qysh ke me jau lehtësu jetën qytetarëve nëse vjen në pushtet, këta opozitojnë tu jau vështirësu jetën qytetarëve - e fusin në grevë një ndërmarrje publike që e kanë nën kontroll. për ma shumë, s'arrijshin as me e mshefë gëzimin që e kanë futë trafikun urban në grevë.
debilla dhe të poshtër.
kombinim fatal”, shkruan Gashi në Facebook.