Arratisja misterioze nga stacioni në Prizren, suspendohen disa policë

Aktuale

Arratisja misterioze nga stacioni në Prizren, suspendohen disa policë

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Tre zyrtarë policorë të stacionit në Prizren janë suspenduar nga detyra, pasi arrestimit të një personi nga objekti, për shkak të mungesës adekuate të mbikëqyrjes.

Kjo u konfirmua përmes një përgjigje me shkrim nga Inspektorati i Policisë.

“Inspektorati Policor i Kosovës përkatësisht Departamenti i Hetimeve, është duke zhvilluar hetime paraprake ndaj tre zyrtarëve policor të cilët shërbejnë në Stacionin Policor Prizren , në drejtim të veprës penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”.

IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre në interes të procedurës hetimore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat