“Nuk është Kurti, por ata”: Shkëlzen Gashi publikon dëshmi për lidhjet me Fazliq e Hamoviq

Aktuale

“Nuk është Kurti, por ata”: Shkëlzen Gashi publikon dëshmi për lidhjet me Fazliq e Hamoviq

Nga: A.SH Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 14:38
Shkëlzen Gashi dhe Albin Kurti

Analisti politik, Shkëlzen Gashi, ka reaguar ashpër ndaj kritikave që disa figura politike po i drejtojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i akuzuar atë për lidhje me biznesmenët e diskutueshëm në rajon, Damir Fazli dhe Vuk Hamoviq.

Në një postim publik, Gashi ka thënë se pikërisht këta kritikues dikur vetë kanë pasur marrëdhënie të forta me dy emrat e njohur si udhëheqës të “mafias energjetike” në Ballkan.

Ai ka kujtuar se këtë çështje e kishte shpjeguar vetë Kurti në një intervistë të vitit 2019.

Postimi i plotë:

Këta vetë kanë pasë lidhje të forta me dy udhëheqësit e mafisë energjetike në Ballkan: Damir Fazlić-in e Vuk Hamović-in, e tash e akuzojnë Albin Kurtin se ka lidhje me këta dy.

Lidhjet e tyre me Damir Fazliq-in e Vuk Hamoviq-in i pat spjegu Albin Kurti në një intervistë më 25 prill 2019.

Ju lus që ta dëgjoni këtë pjesë se është me shumë vlerë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat