Vizita e Terras në Prishtinë, BE konfirmon angazhimin për Kosovën

Aktuale

Vizita e Terras në Prishtinë, BE konfirmon angazhimin për Kosovën

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 10:37
Riho Terras

Shefi i Zyrës së BE-së Aivo Orav, ka bërë të ditur se raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras po qëndron në Prishtinë.

Në X, Orav ka shkruar se angazhimi i BE-së me Kosovën mbetet i fortë, me mundësi të reja përpara, përfshirë Planin e Rritjes.

“E mirëprita këtë mëngjes në Prishtinë Riho Terrasin, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, para takimeve të tij me shumë bashkëbisedues.

Angazhimi i BE-së me Kosovën, si në nivel lokal ashtu edhe nga Brukseli, mbetet i fortë si gjithmonë, me mundësi të reja në horizont, përfshirë Planin e Rritjes”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat