Ambasada gjermane del me një njoftim për partitë politike rreth fushatës në diasporë

Aktuale

Ambasada gjermane del me një njoftim për partitë politike rreth fushatës në diasporë

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë një njoftim për partitë politike dhe kandidatët e tyre  që do të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Ambasada ka bërë të ditur se për shkak të komunitetit të madh të Kosovës në Gjermani, nuk lejohen organizime të fushatës zgjedhore nga zyrtarë të huaj në territorin gjerman gjatë periudhës tre muaj para zgjedhjeve, njofton Dukagjini.

“Duke pasur parasysh se kemi një diasporë të madhe të Kosovës në Gjermani, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, organizimet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim e ambasadës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat