Kurti ironizon me paraardhësit e tij: Shtet i fortë – pasaportë e fuqishme me punë, pa kompromise, pa shampanja

Aktuale

Kurti ironizon me paraardhësit e tij: Shtet i fortë – pasaportë e fuqishme me punë, pa kompromise, pa shampanja

Nga: M.L. Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 12:56
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar sot rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke e cilësuar atë si rezultat të një shteti të fortë dhe të një pune të palodhshme institucionale.

Ai theksoi se liberalizimi i vizave u arrit gjatë qeverisjes së tij, “me punë, pa kompromise, pa shampanja”, duke e konsideruar këtë proces si të drejtë dhe të merituar për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Kurti shtoi se ky hap i rëndësishëm shënon fundin e një periudhe të gjatë pritjeje për qytetarët dhe hap një kapitull të ri të lëvizjes së lirë dhe barazisë në Evropë.

Postimi i plotë:

Shtet i fortë – pasaportë e fuqishme. Udhëtojmë në Bashkimin Evropian si të barabartë e të lirë, pas një kohe të gjatë izolimi e shpërfillje. Me qeverisjen tonë liberalizimi i vizave u arrit me punë, pa kompromise, pa shampanja, sepse ishte e drejtë dhe meritë, e shtetit dhe popullit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat