Gara e 28 dhjetorit/ Veliu: Periudha e zgjedhjeve përkon me ardhjen e emigrantëve,po mundohen ta shfrytëzojnë

Aktuale

Gara e 28 dhjetorit/ Veliu: Periudha e zgjedhjeve përkon me ardhjen e emigrantëve,po mundohen ta shfrytëzojnë

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 18:28
Lulzim Veliu

Analisti i çështjeve rajonale Lulzim Veliu komentoi rolin në rritje të votës së diasporës në skenën politike të Kosovës.

"Nuk është se voton për herë të parë diaspora. Diaspora ka votuar vazhdimisht, në vazhdimësi.

Mirëpo vota e diasporës në 2021 bëri ndryshimin e madh që solli Lëvizjen Vetëvendosja në pushtet.

Rrëzohet avioni sportiv në Liqenin e Mavrovës, lëndohen dy shtetas të Kosovës

Që nga ajo kohë subjekte të tjera politike, që deri në atë kohë nuk ishin shumë aktiv në mërgim, pra në vendet ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë, nga ajo periudhë filloi riaktivizimi i tyre me degët e tyre që i kanë në vende të ndryshme.

Kanë filluar me një riaktivitet të bujshëm dhe kjo është parë qartë sidomos në zgjedhjet e fundit, ku një pjesë të votave nga diaspora morën edhe subjektet e tjera. Ndoshta më të fuqishme kësaj radhe pas Lëvizjes Vetëvendosja ishte Lidhja Demokratike e Kosovës

Periudha e zgjedhjeve përkon me ardhjen e emigrantëve,po mundohen ta shfrytëzojnë",u shpreh Veliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat