Përfundon ushtrimi i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Ambasadës amerikane

Aktuale

Përfundon ushtrimi i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Ambasadës amerikane

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 20:35
Ushtrimi i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Ambasadës amerikane

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se ka përfunduar ushtrimi i përbashkët mes tyre dhe Policisë së Kosovës.

Ushtrimi i përbashkët pati për qëllim të përforcojë gatishmërinë për reagim në rast të incidenteve të mundshme.

Ambasada amerikane ka falënderuar qytetarët.

“Ushtrimi i përbashkët për reagim ndaj krizave i kryer nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Policia e Kosovës tani ka përfunduar. Faleminderit!”, ka shkruar Ambasada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat