Mehmeti Selimi: Sakrifica e dëshmorëve është amanet i shenjtë kombëtar

Aktuale

Mehmeti Selimi: Sakrifica e dëshmorëve është amanet i shenjtë kombëtar

Nga: Bota sot Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 11:40
Homazhet te Kompleksi Memorial i dëmorëve të UÇK-së në Marinë të Skenderajt

Sot është shënuar 27-vjetori i rënies heroike të komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi, si dhe i 41 bashkëluftëtarëve të tij, të cilët ranë dëshmorë në luftën për lirinë e Kosovës.

Me këtë rast, përfaqësues institucionalë, të shoqëruar nga Kryeministri i vendit, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Marinë të Skenderajt, duke nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre për çlirimin e vendit.

Ish deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti Selimi në një postimi në Facebook, theksoi se sakrifica sublime e dëshmorëve mbetet një amanet i shenjtë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit rreth idealit kombëtar.

Postimi i plotë:

Në 27 vjetorin e rënies heroike të komandantit të Brigadës 113, të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tijë të rënë dëshmorë. Sot bashkë me Kryeministrin bëmë homazhe te Kompleksi Memorial i dëmorëve të UÇK-së në Marinë të Skenderajt.

Sakrifica e tyre sublime mbetet një amanet i shenjtë, që na frymëzon të qëndrojmë gjithmonë të bashkuar rreth idealit tonë Kombëtar.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Lavdi komandant Mujë Krasniqit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat