SHBA mbyll debatin: As ndarje, as ndryshim kufijsh për Kosovën - ja mesazhi i Salihajt

Aktuale

SHBA mbyll debatin: As ndarje, as ndryshim kufijsh për Kosovën - ja mesazhi i Salihajt

Nga: A.M Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Adem Salihaj, ka reaguar pas deklarimeve që lidhen me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj integritetit territorial të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur mesazhin e dhënë përmes Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, duke theksuar se veriu është pjesë e pandashme e Kosovës dhe se nuk ka vend për ndryshim kufijsh apo ndarje territoriale, një zhvillim që, sipas tij, përbën lajm të mirë për të gjithë ata që e duan shtetin e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Mjaft është mjaft, veriu është Kosovë, nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka ndryshim kufinjësh, doli dhe tha Presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, Donald Trump, përmes Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare.

Neve që e duam Kosovën, na bëhet zemra mal. Ka të tjerë që do të dëshpërohen, sepse e kanë shpresuar të kundërtën, që Presidenti Trump të dalë e të thotë "Mjaft është mjaft, veriu s'është Kosovë".

Urime Kosovë, vetëm lajme të mira po vijnë për ty!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat