KFOR-i amerikan ndan donacion për Shoqatën e Kosovës për Kërkim Shpëtim

Aktuale

KFOR-i amerikan ndan donacion për Shoqatën e Kosovës për Kërkim Shpëtim

Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 18:47
Në mbrëmjen përmbyllëse vjetore të Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim, u nda një donacion nga KFOR-i amerikan

Në mbrëmjen përmbyllëse vjetore të Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim, u nda një donacion.

KFOR-i amerikan ka siguruar pajisje për veprimtarinë e kërkim-shpëtimit, por edhe çanta me pajisje mjekësore të ndihmës së parë për ekipet e terrenit.

Kryetari i shoqatës, Mahir Hasani, deklaroi se kjo nuk është hera e parë që KFOR-i amerikan u del në ndihmë atyre si shoqatë.

“Ne edhe trajnimet e djemve e vajzave që kryejnë misionet i kemi të përfunduara në kampin Bondsteel”,  tha Hasani para të pranishmëve.

Fjalë miradije për punën e tyre u dhanë edhe nga vetë donatorët.

“Puna që ju bëni rrezikon edhe jetën, por bashkoni familje e jepni shpresë. Këto pajisje medicinale dhe të tjera janë pak, por janë pajisje që sadopak vlerësojnë kontributin që ju jepni në shoqëri”, u tha nga përfaqësuesi i KFOR-it amerikan në këtë organizim.

Këtu u ndanë edhe mirënjohje, çmime e falënderime për ata që kontribuuan gjatë krejt vitit në kërkim-shpëtim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat